Telegrafi

Eden Hazard arrin në Madrid për testet mjekësore

Eden Hazard ka arritur në Madrid për t’i mbyllur kontrollet mjekësore para se të paraqitet zyrtarisht në Santiago Bernabeu.

Ylli i Belgjikës është fotografuar me të mbërritur në spitalin La Moraleja dhe ishte i lumtur, ku nënshkruante autografe dhe u fotografua me tifozët.

Pasi ai tu nënshtrohet të gjitha testeve mjekësore standarde, Hazard do të paraqitet para 50.000 tifozëve – ndërsa është planifikuar edhe për një konferencë për shtyp përpara zyrtarëve dhe mediave.

https://twitter.com/BlancoCentre/status/1139177435365294080?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1139177435365294080&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fnews-eden-hazard-arrives-for-his-real-madrid-medical-20190613

Hazard pritet të veshë fanellën me nr. 7 që ka peshë të madhe te Los Blancos.

Ai erdhi për 100 milionë euro dhe me klauzola mund të shkojë edhe më lartë.

Real Madridi për Zinedine Zidanen e ka blerë edhe Eder Militao, Ferland Mendy dhe Luka Jovicin.  /Telegrafi/