Telegrafi

Eddie Redmayne përndiqet prej pesë vjetësh nga një femër, ajo mendon se e kishte burrë në botën e përtejme

Aktori britanik është në telashe të mëdha sa i përket jetës private.

Eddie Redmayne ka pesë vjet që po ndiqet nga një fanse e fiksuar pas tij. Gaby Steiger e ka përndjekur atë duke pretenduar se ka qenë e martuar me 35-vjeçarin në jetën e mëparshme.

“Unë gjithmonë përpiqem të jem i hapur dhe i sinqertë me fansat pasi mbështetja e tyre më ka dhënë këtë karrierë. Pendohem që e kam takuar Gaby Stieger, ajo më ka shqetësuar mua dhe familjen time prej 5 vitesh, duke na stresuar, duke na bërë të ndihemi të pasigurt dhe të paqëndrueshëm”, shkruan në padinë që ka dërguar në policinë britanike, Eddie.

Kjo ka bërë fansja e aktorit të arrestohet dhe të dërgohet para gjykatës, e cila i ka shqiptuar dënimin me katër muaj burg.

Ky i fundit theksojmë se është i martuar që nga viti 2012 me Hannah Bagshawe, me të cilën ka edhe një vajzë.

Ndryshe, në vitin 2014, Redmayne portretizoi fizikanin anglez Stephen Hawking në “Theory of Everything”, duke fituar çmimin e “Academy Award”, “Golden Globe” dhe të “BAFTA” për aktorin më të mirë, ndërsa ka qenë i nominuar në tre kategori për Oscar në filmin “Danish Girl”. /Telegrafi/