Site icon Telegrafi

Eddie Redmayne, i cili fitoi çmimin Oscar me rolin e Stephen Hawkingut: Kam takuar njeriun më zbavitës në jetë

Ylli i Hollivudit, Eddie Redmayne, i cili fitoi një Oscar duke luajtur rolin e Stephen Hawkingut në filmin “Theory of Everything”, ia dha lamtumirën “njeriut më zbavitës që ndonjëherë kishte takuar”.

Profesor Stephen Hawking ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare në shtëpi në Kembrixh, Britani të Madhe.

Siç tha familja e tij, fizikani ndërroi jetë në mënyrë natyrore, i rrethuar nga më të afërmit.

“Kemi humbur një mendje të vërtetë të madhe, një shkencëtar të mrekullueshëm dhe njeriun më zbavitës që ndonjëherë kam takuar në jetë”, tha Redmayne, shkruan British Telegraph.

Redmayne ka deklaruar më parë se takimi me Hawkingun ishte një nga momentet më të rëndësishme në jetën e tij.

“Kur Steven shikoi filmin, thashë ‘Unë jam shumë nervoz, të lutem më trego se çfarë mendon'”, tha aktori.

Redmayne shtoi se Hawking ishte shumë e kënaqur pas filmit. Fizikan e lavdëroi aktorin përmes llogarisë personale në Facebook, duke thënë se “unë mendoj se Redmayne ka luajtur shumë mirë në filmin Theory of Everything”. /Telegrafi/

Exit mobile version