Aktori i famshëm hollivudian, Eddie Murphy, është duke punuar në një sërë projektesh të reja, ndërsa turneu ‘stand-up’ është vetëm një prej tyre – shkruan CNN.
“Në vitin e ardhshëm do të nisem në turne, do të bëj një ‘stand-up'”, ka rrëfyer ylli i njohur gjatë bisedës në emisionin e Netflix, “Present Company with Krista Smith”.
Edhe pse nuk ka informacione lidhur me vendin dhe kohën e mbajtjes së ‘stand-up’, si edhe nuk është publikuar turneu zyrtar, ai ka thënë se përmes improvizimit do të shfaqet në skenë duke përpunuar materialin e spektaklit komik.
Veç kësaj, Murphy planifikon të realziojë edhe disa projekte të tjera, ku nuk do të mungojnë filmat e rinj.
Filmi “Dolemite Is My Name”, në të cilin luan edhe komiku Rudy Ray Moore, do të shfaqet në festivalin e filmit në Toronto.
Po ashtu, ai pritet të jetë edhe nikoqir i spektaklit “Saturday Night Live” në muajin dhjetor, ndërsa do të shfaqet edhe në filmin “Coming To America”. /Telegrafi/