Telegrafi

Eddie Murphy fejohet me Paige Butcher para lindjes së fëmiut të dhjetë

Eddie Murphy është fejuar me të dashurën e tij shtatzënë, Paige Butcher.

Aktori i “Coming to Marica” u ul në gjunjë një javë pasi u konfirmua se e dashura e tij 39 vjeçare ësht ështatzënë.

Çifti që po ashtu kanë vajzën Izzy, kanë nxitur spekulimet e fejesës një javë më parë pasi bukuroshes i është parë një unaza me një diamant të madh.

Një përfaqësues i 57 vjeçarit që është në lidhje me modelen nga viti 2012 konfirmoi lajmin për US Weekly.

Kjo është martesa e dytë e aktorit i cili më parë ishte i martuar 13 vjet me Nicole Murphy.

Ai po ashtu u martua me Tracey Edmonds në vitin 2008 por kurrë nuk e bënë martesën publike duke u ndarë dy javë më vonë.

Eddie dhe Paige kanë shumë për të festuar në këtë moment, pasi ata janë në pritje edhe të një fëmiu.

Angel, vajza e Eddie Murphy

Çifti është shumë i lumtur sipas mediave ndërkombëtare teksa pritja e tyre e ëmbël po shkon drejt fundit.

Eddie është tashmë baba i nëntë fëmijëve të tjerë, duke pasur pesë fëmijë me Nicole Murpehy me të cilën u nda në vitin 2006 pas 22 vitesh martesë.

Po ashtu, ylli i “Shrek” ka edhe fëmijë të tjerë me Paulette McNeely, Tamara Hood dhe Mel B.

/Telegrafi/