Telegrafi

Eddi Murphy pozon për herë të parë me dhjetë fëmijët e tij

Edi Murphy në fillim të muajit dhjetor u bë me fëmijën e dhjetë.

Aktori 57-vjeçar ka pozuar për herë të parë me dhjetë fëmijët e tij për kartolinën e Krishtlindjeve.

Këtë imazh të ëmbël familjar e publikoi në llogarinë personale në Instagram e bija e artistit, Brya.

Aktori njihet si person që e ruan me xhelozi intimitetin e familjes dhe rrallëherë shfaqet në publik me fëmijët.

Edi aktualisht është në një marrëdhënie me modelen australiane, Paige Butcher, me të cilën ka një vajzë dhe djalë – Izzy Oona dhe Maxin.

Para se të lidhej me modelen australiane, ylli i filmit “Beverly Hills Cop” ishte i martuar me Nicole Murphyn, me të cilin ka pesë fëmijë – Audra 28-vjeçar, Shayne 23-vjeçari, Zola 18-vjeçari, Bella 16-vjeçar dhe djalin, Miles. Ata u shkurorëzuan pas 22 vjet martese në vitin 2006.

Eddie ka edhe vajzën 11-vjeçare, Angel dhe tre djem me këngëtarin Mel B. Eric është djali që erdhi në jetë nga lidhja me Paulet McNally, dhe Christian nga marrëdhënia me Tamara Hood. /Telegrafi/