Site icon Telegrafi

Eda Zeqiri shkëlqen në Mal të Zi

Kampionati është zhvilluar në 12 disiplina, ndërsa kanë marrë pjesë garues nga: Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Italia, SHBA, Bosnje e Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Rusia. Notarët kosovarë janë paraqitur në pesë kategori (sipas vitit të lindjes), ndërsa janë kthyer me 23 medalje, prej tyre pesë të arta, tetë të argjendta dhe 10 të bronzta.

Përveç Eda Zeqirit, medalje kanë fituar edhe: Rita Zeqiri (e argjendtë në 100 metra – delfinë, e bronztë në 100 m – shpinë), Ardit Hysejini (i bronztë në 100 m – shpinë dhe stafeta 4x50m). Mix- femrat në përbërje: Rita Zeqiri, Flaka Pruthi, Melisa Zhdrella dhe Eda Zeqiri (e bronztë). Flaka Pruthi ( e bronztë në 50 e 100 metra – shpinë dhe 200 metra – mix), Dion Marmellaku (i bronztë në 50 metra – bretkosë), Melisa Zhdrella (e argjendtë në 50 metra – shpinë, 50 e 100 metra – bretkosë si dhe e bronztë në 50 e 100 metra – krol), Meriton Veliu (i argjendtë në 50 e 100 metra – bretkosë dhe i bronztë në 50 metra – delfinë).

Në përgjithësi, paraqitja e notarëve tanë është vlerësuar shumë e mirë, megjithëse ata veprojnë në kushte mjaft të vështira. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version