Site icon Telegrafi

Eda Zari vjen sonte në ‘Roof Terrace’ për një tjetër natë të paharrueshme në terrasën më të madhe të qendrës në kryeqytet

‘Roof Terrace’ vazhdon me organizimin e koncerteve madhështore në terrasën e madhe në qendër të Prishtinës ku sonte e ka radhën koncerti i artistes unike të skenës, Eda Zari.

Kjo këngëtare e zhanrit jazz e njohur boterisht me stilin e saj unik ku gërshetohet jazzi me tingujt e bukur të folklorit të muzikës shqiptare vjen në Prishtinë pas një kohe të gjatë dhe do të luajë një repertoar ritmik nën shoqërimin e një bendi fantastik të përbërë nga Nesim Maxhuni në tupana, Ilir Bajri në tastierë, Visar Kuçi në kitarë dhe Kiril Tufekcievski në kontrabas.

Që nga hapja e tij më 18 qershor të këtij viti, ‘Roof Terrace’ i ka organizuar tashmë disa koncerte madhështore me artistë të shquar të skenës shqiptare, përfshirë këtu koncertet e Eugent Bushpepës, të Elina Dunit, të Elton Dedës dhe të Sabri Fejzullahut.

Interesimi i madh dhe mysafirët e shumtë në këto koncerte janë tregues i mirë për dëshirën dhe nostalgjinë që njerëzit e kanë për evenimente të bukura me muzikë në Prishtinë, ndërsa ekipi prapa ‘Roof Terrace’ janë mobilizuar të organizojnë evenimente të shumta këtë verë ku pas koncertit të sotëm të Eda Zarit, këtë të hënë më 12 korrik vjen bendi legjendar ‘Jericho’, për tu pasuar me evenimente të tjera të mëdha gjatë javës të cilat lajmërohen në kanalet zyrtare të ‘Roof Terrace’ në Facebook dhe Instagram.

‘Roof Terrace’ gjendet mbi çatinë e ndërtesës së RTV 21 në Prishtinë, hapet në ora 19:30 dhe të gjithë janë të mirëseardhur të vijnë e ta vizitojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version