Site icon Telegrafi

Ed Sheeran ka ndërprerë intervistën e trajnerit të ri të Manchester United – ai merr kritika për këtë gjë, por kërkon publikisht falje

Trajneri portugez Ruben Amorim debutoi në stolin e Manchester United me një barazim në Ipswich.

Kur po jepte intervistën pas ndeshjes, Amorim dhe ish futbollisti Jamie Redknapp u ndërprenë nga këngëtari Ed Sheeran, i cili është një nga sponsorët dhe pronar i një pakicë përqindjesh te Ipswich.

Sheeran ishte i lumtur pasi skuadra e tij mori një pikë kundër Man Utd, ndaj shkoi për të përshëndetur të njohurin e tij, analistin e Sky Sports, Redknapp.

 

Por në momentin e fundit ka vënë re se gazetari po fliste me Amorimin. Në rrjetet sociale ka pasur komente negative për sjelljen e Sheeranit, ndaj ai ka dërguar një mesazh faljeje.

Lexo po ashtu Këngëtari i njohur Ed Sheeran ndihmoi klubin e tij të preferuar të sillte një futbollist me vetëm një telefonat

“Kërkoj falje nëse ofendova Amorin. As që e kuptova se intervista po vazhdonte. Thjesht doja ta përshëndesja Jamien”, ka shkruar Sheeran në rrjetet sociale.

 

Këngëtari i famshëm bleu 1.4 për qind të aksioneve në Ipswich, klubin që ai e ka mbështetur që nga fëmijëria.

Ai donte të ndihmonte në këtë mënyrë klubin e tij, por nuk donte të ishte pjesë e bordit, por vetëm në rolin e investitorit. /Telegrafi/

Exit mobile version