Telegrafi

Ecte i entuziazmuar nëpër urën e lartë, derisa nuk rrëshqiti në mënyrën më qesharake (Video)

Turisti i paemëruar, ka lëvizur i entuziazmuar nëpër një urë që ndodhet dhjetëra metra lartë një zone turistike në Kinë.

Me plot besim dhe i vendosur, ai hidhte hapat ndërsa kishte veshur një palë këpucë të çuditshme dhe ishte i lidhur me mbrojtëse, transmeton Telegrafi.

Por, ai rrëshqiti dhe ra poshtë në mënyrë qesharake, ndërsa e kishte të vështirë të ngjitej sërish.

Megjithëse ngjarja u bë virale dhe po pëlqehet nga të gjithë, disa shikues po e konsiderojnë si veprim të qëllimshëm, që të promovohet ky atraksion turistik.

Kjo pasi zona është mbushur me turistë, që bëjnë radhë për ta kaluar të njëjtën urë. /Telegrafi/