Telegrafi

EcoGuerilla kërkon përgjegjësi për prerjen e drunjve në Qendrën Sportive të Tetovës (Foto)

Lëvizja për ekologji EcoGuerilla i është drejtuar komunës së Tetovës me një Kërkesë për ta informuar publikun me arsyet për prerjen e drunjëve në lokacionin ‘Qendra Sportive’ në Tetovë, nga ana e investuesti privat, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në kërkesën e kësaj lëvizje më tej thuhet se ”prerja e drunjëve është hap tepër i gabuar dhe prandaj kërkojmë të njëjtin hap ta justifikoni për sqarim publik. Kush ka konstatuar gjendjen e drunjëve përpara se të priten, dhe a i është dhënë investitorit leje nga Komuna që për realizim të investimit të përfshihet edhe prerja e ketyrë drunjëve.

Në shërbim të transparencës, kërkojmë poashtu nga Komuna e Tetovës që të publikojë kontratën me të cilën hapësira e qendrës sportive është dhënë në koncesion.”(sic)/Telegrafi/