Lëvizja Eco Guerilla përmes një kumtese për media ka akuzuar Qeverinë e Maqedonisë për joseriozitet. Ata thonë se me planin strategjik për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, të cilin dje e paraqiti Qeveria, është anashkaluar qyteti i Tetovës.
“Segmentet rrugore me frekuencë më të madhe qarkullimi në Maqedoni janë Tetovë-Gostivar (rreth 12.000 automjete në ditë) dhe Tetovë-Shkup (rreth 11.000 automjete në ditë). Për të qarkulluar prej këtyre dy segmenteve në rrugën Tetovë-Jazhincë (që ka qarkullim rreth 8.000 automjete në ditë) duhet të hyhet brenda qytetit të Tetovës. Me këtë shkaktohet ndotje dhe kaos i trafikut.
“Qeveria as në planin për vitin 2019 as në planin strategjik 2019-2030 nuk ka paraparë ndërtimin e qarkores për të lidhur këto rrugë”, thonë nga Eco Guerilla.
Ata kërkojmë urgjentisht nga Qeveria të rishikojë planin dhe të ndërtojë qarkoren që do ndikojë dukshëm në uljen e ndotjes së ajrit në Tetovë./Telegrafi/