Site icon Telegrafi

Eco Guerilla: Komuna e Tetovës të luftojë ndotjen e ajrit përmes kontrolleve të shpeshtuara

Përmes një thirrje publike, Eco Guerilla kërkon nga Inspektorati Ekologjik i Komunës së Tetovës ”që në bazë të detyrimeve të tyre ligjore të kryejnë kontrolle më të shpeshta mbi kapacitetet e ndryshme prodhuese që janë në territorin e Komunës së Tetovës për të konstatuar nëse i plotësojnë kriteret ekologjike për kategorinë B”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Eco Guerilla-së ”banorë të lagjeve ku ndodhen këto kapacitete prodhuese ankohen se (sidomos) gjatë natës ndihen aroma të rënda dhe të papërballueshme! Fakti që Jugohrom nuk ndot tash 3 muaj nuk do të thotë që duhet të tolerohen ndotësit e vegjël. Zero tolerancë për ndotësit – të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe të gjithë duhet të respektojnë shëndetin e qytetarëve. Kërkojmë nga Komuna e Tetovës të jetë transparente në shqiptimin e dënimeve ndaj subjekteve të caktuara që shkelin ligjin, ndotin ambientin dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve”,thuhet mes tjerash në thirrjen e kësaj OJQ-je./Telegrafi/

Exit mobile version