Organizata qytetare “Eco Guerilla” ka reaguar në lidhje me kaosin trafik në qytetin e Tetovës, problem për të cilin thonë se Komuna e Tetovës nuk ka bërë asgjë lidhur me zgjidhjen e këtij problemi.
“Komuna e Tetovës nga gjithë detyrimet që ka, deri më sot pothuajse asgjë nuk bëri për mënjanimin e automjeteve të parkuara gabimisht dhe mënjanimin e automjeteve të dëmtuara dhe të paregjistruara nga sipërfaqet publike. Me këtë në mënyrë direkte, kreu i komunës bart edhe përgjegjësinë që sot Tetova ka një kaos trafiku dhe katrahurë urbanistike ku në raste emergjente bëhet e pamundur lëvizja e lirshme edhe e automjeteve të ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit atëherë kur më së shumti kemi nevojë”, thonë nga Eco Guerilla.
Ata gjithashtu ftojnë qytetarët të mos keqpërdorin neglizhencën e institucioneve dhe vetë të jenë të kujdesshëm në ruajtjen e rendit në trafik./Telegrafi/