Telegrafi

“Ecje nëpër akull” mbledh diplomatë e shoqërinë civile

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të mbajnë sot konferencën “Ecje nëpër akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së”.

Aty do të mblidhen diplomatë, politikë-bërës, media dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Qëllimi i konferencës është të nxjerr në pah sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova. Në njoftimin për media thuhet se konferenca është ndarë në tre sesione të veçanta.

Në sesionin e hapjes, panelistët do të fokusohen në prioritetet e reformave që rrjedhin nga procesi i Stabilizim dhe Asociimit, gatishmëria e qeverisë, si dhe të diskutoj nëse Brexit, migrimi dhe nacionalizmi në rritje do të zhvendosë vëmendjen e BE-së nga politika e integrimit dhe zgjerimit.

Paneli i dytë dhe i tretë do zhvillohen paralelisht dhe do të adresojnë dialogun Kosovë-Serbi si dhe reformat në Sundimin e Ligjit në veçanti, duke vënë në pyetje nëse qasja e qeverisë së Kosovës është e duhura kundrejt procesit të dialogut dhe sundimit të ligjit.