Telegrafi

Ecja zbathur, rëndësia që ka për shëndetin tonë

Kontakti me dyshemenë është një mënyrë e mirë për të favorizuar rolin e elektroneve, të cilat duke kaluar nëpër trup, neutralizojnë efektet e radikaleve të lira, duke favorizuar shërimin. Ecja zbathur cilësohet edhe si diçka relaksuese.

Ecja zbathur është një mënyrë e mirë për të ç’tendosur venat dhe muskujt, dhe përmirëson ekuilibrin, sidomos tek fëmijët që hedhin hapat e parë.

Ndryshe këtë proces mund ta cilësojmë si një lloj masazhi natyral, por nuk duhet të neglizhojmë pastërtinë e dyshemesë, pasi në të kundërt mund të merren shumë baktere. /albeu.com/