Telegrafi

Ecja kundër sulmeve në tru

Hulumtimet e kaluara po ashtu e kanë lidhur aktivitetin fizik me shanset më të vogla për sulm në zemër të shkaktuar nga mpiksjet në enët e gjakut dhe rupturat e mureve të enëve të gjakut në tru.

“Mesazhi për popullatën mbetet po i njëjtë: praktikimi i rregullt i aktivitete të moderuara trupore është i mirë për shëndetin tuaj”, tha udhëheqësi i hulumtimit, Jose Maria Huerta, nga qendra rajonale shëndetësore Murcia.

Hulumtimi ka përfshirë 33 mijë të testuar të cilët janë përcjellë gjatë 12 viteve dhe janë mbledhur të dhëna për shëndetin, llojin dhe kohëzgjatjen e aktiviteteve fizike të tyre.

Është vërtetuar që femrat të cilat çdo javë me hap të mprehtë ecin 210 minuta ose më shumë kanë 43 për qind më pak rrezik nga sulmi në zemër në krahasim me femrat joaktive, transmeton Koha.net, por edhe në krahasim me ata që ngasin biçikletë ose merren me ushtrime tjera më të rënda më pak se tri orë në javë.

Te meshkujt nuk është vërtetuar lidhja në mes ecjes dhe rrezikut të reduktuar nga sulmin në tru. “Këtë nuk mundemi ta shpjegojmë kurrsesi”, tha Huerta. /Telegrafi/