Telegrafi

Ecja kundër kancerit të gjirit

Ky aktivitet i organizuar për vitin e tretë radhazi në Kosovë, shënoi përmbylljen e Muajit të luftës kundër kancerit të gjirit.

Ecjes i kanë paraprirë disa performanca artistike përmes të cilave është përçuar mesazhi i rëndësisë së luftës kundër kancerit të gjirit dhe në përgjithësi kundër sëmundjes së kancerit, ndërkohë që dr. Ilir Tolaj, Sekretar permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, dr. Nazane Breca, drejtoreshë e Departamentit të Komunës së Prishtinës për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale dhe Nafije Latifi, drejtoreshë e qendrës “Jeta /Vita”, kanë bërë thirrje për aktivitete në vazhdimësi në fushën e sensibilizimit dhe parandalimit të kancerit, por edhe për diagnostikimin, trajtimin dhe luftimin e saj me sukses.

Nëpër një mot të mirë dhe një pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve, pjesa më e madhe nga gjinia femërore, pjesëmarrësit kanë bërë një marshim simbolik nga Teatri Kombëtar deri të Hoteli Grand, ndërkohë që për rekuizitat dhe elementet përcjellëse të këtij aktiviteti, është përkujdesur kompania “Roche” nga Prishtina, AIHA dhe kontribuues të tjerë. /Telegrafi/