Telegrafi

Ecja e rrezikshme nëpër kulmin e rrëshqitshëm të qendrës tregtare (Video)

Adam Marr dhe tre shokë të tij, kanë ecur nëpër kulmin e rrëshqitshëm prej xhami, të një qendre tregtare në Leeds të Anglisë.

Ata kanë rrezikuar të bien nga 30 metra lartësi, teksa qëndronin në kupolën transparente, ndërsa të pranishmit i shikonin nga poshtë, transmeton Telegrafi.

“Qenka shumë rrëshqitshëm këtu, bëni kujdes”, ka thënë njëri prej tyre, në formë paralajmërimi miqve.

Megjithëse gjithçka përfundoi pa lëndime, ata janë shoqëruar nga policët, por nuk bëhet e ditur nëse kanë marrë ndonjë dënim. /Telegrafi/