Telegrafi

Ecja “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Ecja ka për qëllim sensibilizimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral (shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës). Ecja është pjesë e manifestimit qëndrorë të vazhdimit të vitit të tretë të realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur" në Institucionet parashkollore dhe fillore të Komunës së Prishtinës dhe në të gjitha qytetet e tjera të Kosovës për vitin shkollor 2014/2015.

Ecja fillon në orën 11:00, nga sheshi "Ibrahim Rugova", duke vazhduar shesheve "Skenderbeu", Nënë Tereza" deri te amfiteatri në sheshin "Zahir Pajaziti", aty edhe ku do të bëhet ndarja e Ҫmimeve për fituesit e fazës së dytë të garës në vizatime dhe recitime për vitin shkollor 2013/2014. Nga Institucionet parashkollore dhe fillore, publike dhe private, është konfirmuar pjesëmarrja e mbi 1000 fëmijëve-nxënësve, së bashku me edukatoret, mësimdhënësit, drejtorët si dhe me familjarët-prindërit e tyre. Ecjes mund ti bashkohen edhe fëmijë të cilët jashtë Institucioneve parashkollore.

Në rendin e parë të Ecjes do të jetë maskota me veshje të lepuroshit (imazhit të projektit) dhe 10 fëmijë-nxënës, të gjithë me brushë të madhe të dhëmbëve në duar dhe gjatë kohës sa zgjat Ecja do të recitojnë 10 poezi për dhëmbët, dentistin, ushqimet e shëndetshme-të dëmshme, që janë shkruar ekskluzivisht për projektin nga mësimdhënës të Institucioneve parashkollore dhe fillore.

Në Ecje do të jetë prezente edhe këngëtarja Rona Nishliu, e cila përmes një fjale rasti, do të jep një mesazh promovues-sensibilizues mbi rëndësinë e shëndetit oral, për të gjithë fëmijët-nxënësit e Institucioneve parashkollore dhe fillore. Një fjalë rasti do ta mbajë edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në sheshin "Zahir Pajaziti", do të improvizohet edhe një Klinikë Stomatologjike. Xheladin Ujkani, Stomatolog, njëherit ideator dhe udhëheqës i projektit "Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur", në mënyrë simbolike, do të bashkëbisedoj me një fëmijë-pacient në lidhje me ushqimet e shëndetshme dhe të dëmshme për dhëmbët, mbi metodën e drejtë dhe të rregullt të pastrimit të dhëmbëve dhe mbi rëndësinë e vizitës tek Stomatologu, duke i bërë edhe një vizitë stomatologjike. Në përfundim të manifestimit, do të shpërndahen dhurata për të gjithë fëmijët prezent.

Ky projekt realizohet nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi- KISCOMS, Qendra Kombëtare për Edukim Shëndetësor Oral- DENT IN dhe Shoqata Kosovare e Studentëve të Stomatologjisë- KADS.

Portali Informativ Telegrafi.com është sponsor medial i projektit.