Telegrafi

Eci një kilometër në gjumë!

39-vjeçarja ka ecur nga shtëpia e saj në Weston-super-Mare, Somerset, Britani e Madhe, dhe është zgjuar vetëm nga shija e kripur e ujin të detit.

Maria u zgjua rreth orës 1:30 të natës, doli nga shtëpia, eci përgjatë rrugës së lagjes e madje i kaloi edhe disa shkallë të rrezikshme betoni.

E, kur u zgjua, e pa veten në breg të detit. Me të parë veten atje, ajo nisi të qante, britmat e së cilës shkuan deri tek një punëtor aty pranë i cili i telefonoi Policisë.

Kjo është hera e parë që Maria ecën në gjumë. /BW/