Toby ka gjetur më në fund shtëpi në Karolinën e Veriut të Shteteve të Bashkuara, pasi përjetoi ndjenjën e keqe të braktisjes nga familja. Për të dytën herë me radhë.
Familja që e rriti, vendosi ta braktisë sepse kishte vështirë ekonomike dhe nuk mund t’ia plotësonin të gjitha obligimet, transmeton Telegrafi.
Por, me ta lënë afro 20 kilometra larg shtëpisë, maçoku gjeti rrugën për tu kthyer sërish.
Meqenëse nuk e pritën mirë rikthimin, ata e dërguan në një qendër kujdesi, ku kërkuan që të mos e lejojnë të dilte sepse mund të kthehej.
Historia nëpër të cilën kaloi, ka bërë që Toby të gjejë shpejtë ngrohtësinë familjare, ku pos dy anëtarëve njerëz është edhe një mace. /Telegrafi/