Site icon Telegrafi

ECE: Mbrojtje gjithëpërfshirëse juridike papagesë për viktimat e dhunës familjare

Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave (ECE) sot, me rastin e Ditës ndërkombëtare të grave kërkon nga shteti të sigurojë zbatimin konsekuent të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas shoqatës, gratë viktima nga dhuna përballen me mbrojtje juridike dhe gjyqësore të pamjaftueshme dhe joefikase për ç’arsye kërkohet edhe sigurimi i ndihmës gjithpërfshirës juridike pa pagesë për këto viktima.

‘Sipas analizës nga të dhënat e grumbulluara nga gjykatat themelore, një e katërta e padive të paraqitura penale që gjatë procedurës së prokurorisë hidhen poshtë. Nga paraqitjet e hedhura poshtë penale, mesatarisht 44% janë rezultat i tërheqjes së propozimit për ndjekje penale nga ana e viktimës për vepër penale, lëndim trupor apo dhunës familjare. Prej këtej, mjaft qartë del se viktima për veprën penale, lëndim trupor gjatë dhunës familjare, drejtpërdrejtë apo jodrejtpërdrejtë qoftë nga dhunuesi, qoftë nga familjari është e detyruar ta tërheqë propozimin, ndërsa kryesi të mos nxirret para gjykatës dhe dënohet’, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Exit mobile version