Ecclestone: Vajza ime po fillon shkollën, tani është koha ta ndaloj gjidhënien
Nol Elshani
Dihet se Tamara Ecclestone është e lidhur shumë, po aq krenare me pasardhësin e saj, Sophien.
Por, trashëgimtarja e miliardave parave duket se ngatërruar pak fansat me mesazhin e fundit në rrjetet sociale.
Ajo tha se vajza e saj do të shkon në shkollë këtë vjeshtë dhe se tani është koha që t’ia ndalojë dhënien e gjirit.
“Unë mendoj se do ta përfundojmë këtë praktikë në vjeshtë. E pranova kësisoj, ndodhi shumë gradualisht dhe prita që ajo ditë të vijë”, tha Tamara.
Ajo shpesh bisedoi me publikun rreth vendimit të saj për të ushqyer vajzën me gji edhe në moshën katërvjeçare, edhe pse shpesh ishte kritikuar për ta bërë këtë.
“Është rituali ynë para gjumit, ne lahemi, lexojmë katër tregime, pastaj fle pasi i jap gji”, tha pronarja i e Formula 1.
Sophie gjithashtu fle me nënë dhe babanë në shtrat, edhe pse ajo ka dhomën e saj. /Telegrafi/