Telegrafi

‘Ec Më Ndryshe’: Kuvendi të mblidhet për vdekjen e tre vjeçares në Prizren

Organizata “Ec Më Ndryshe” në Prizren ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që në seancën e ardhshme parlamentare të përfshijë në rend dite rastin e tre vjeçares, Xheneta Gashi, e cila humbi jetën javën e kaluar në Prizren.

Në një njoftim për media nga kjo organizatë kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që konform mandatit që ka të ftojë qeverinë e Kosovës dhe institucionet tjera në përgjegjësi për këtë tragjedi.

“Ne si organizata të shoqërisë civile kemi publikuar qëndrimin tonë dhe po angazhohemi për të kërkuar llogari nga institucionet lokale dhe qendrore për vdekjen e tre vjeçares Xheneta Gashi. Ne i kemi dy kërkesa: dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe dy ministrave të qeverisë së Kosovës, atij të kulturës dhe atij të planifikimit hapësinor, si dhe ndjekjen penale të të gjithë përgjegjësve institucional që me mosveprimin e tyre shkaktuan tragjedinë”, thuhet në njoftim.

Më tej, nga kjo organizatë kërkojnë që rasti i neglizhencës institucionale që prodhoi tragjedinë e javës së kaluar të diskutohet si pikë e veçantë e rendit të ditës në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës