Një video e pazakontë e filmuar në Louisiana të SHBA-ve, shfaq një rrëqebull i cili bën një kërcim të paparë, duke arritur të kalojë në anën tjetër të urës pa u lagur në liqenin që e rrethonte.
Në video shihet se si rrëqebulli po ecte mbi një urë të improvizuar, por kur e kupton se një pjesë e saj është shkatërruar – kërcen duke arritur të bie në pjesën tjetër, transmeton Telegrafi.
Ajo çfarë është e jashtëzakonshme – preciziteti i kësaj mace të madhe që me saktësi bie në vendin ku planifikonte të shkelte.
Në shikim të parë dukej sikur do të dorëzohej kur e kupton se nuk ka më rrugë për të vazhduar, por pas një vështrimi disa sekondësh kërcen dhe kalon në anën tjetër të urës. /Telegrafi/