Fjala është për një Komision Hetues shumë serioz, siç e konsideron sekretari i shtëpisë së futbollit kosovar, Eroll Salihu. “Komisioni Hetues është gati. Bëhet fjalë për një Komision të kombinuar, që përbëhet nga njerëz të Hetuesisë dhe Policisë shtetërore, e po ashtu nga njerëz të FFK-së”, ka deklaruar për Arenën Salihu.
“Ky Komision do ta hetoj në detaje çdo ndeshje e cila do të dyshohet si e kurdisur. Ndëshkimi i rreptë do t’i pret të gjithë ata që tentojnë të merren me këtë fenomen. Ne të mërkurën eventualisht të enjten do t’i njoftojmë edhe klubet, por edhe opinionin. Do të ketë zero tolerancë ndaj kurdisjeve eventuale”, shpjegoi Salihu. /Tribuna/Telegrafi/