Site icon Telegrafi

EBU: Dështon votimi për pranimin e Kosovës në Eurovision

Votimi për ndryshimet e statusit në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së, që po mbahet në Oslo, ka përfunduar.

Ndryshimet në statutin që do të ndihmonin hyrjen e Kosovës në Eurovizion nuk janë pranuar, dhe me këtë rast vendit tonë do t’i duhet të presë akoma për të debutuar në garën e Eurovizionit.

Ndryshimi themelor, i cili synonte hyrjen e Kosovës në EBU, ishte heqja e anëtarësimit në Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit si një parakusht për pranimin e një transmetuesi publik në EBU.

Euorvision 2019 (Foto: Michael Campanella/Getty Images)

Para fillimit të votimit, Serbia, Greqia, Qipro dhe 16 shtete tjera, kërkuan që votimi të bëhet i fshehtë dhe kjo kërkesë e tyre ishte pranuar.

Nga 1186 votues, 673 votuan kundër, 400 pro dhe 113 abstenuan.

Zgjidhja e vetme për hyrjen e Kosovës në EBU është zgjidhja përfundimtare e problemeve të saj me Serbinë dhe anëtarësimin e saj në OKB. /Telegrafi/

Exit mobile version