A.Sh. i lindur në vitin 1994, i arrestuar ditë më parë nga Policia e Kosovës në grupin e 18 vetave për terrorizëm, me nofkën Ebu Bekr, nuk ka pasur lidhje me rrjetin e të arrestuarve.
Gazeta “Zëri” merr vesh nga burimet e saj se ky i arrestuar kishte planifikuar i vetëm të bëjë sulme terroriste ne Kosove, me urdhëresa nga kosovarët që aktualisht janë në Siri.
A.Sh. në kontakt me një tjetër kosovare në Siri, kishte shikuar mundësinë për të shkuar në Siri, bëjnë të ditur burimi.
Ndërkohe, kontakti i tij në Siri e sugjeron që të mos niset për atje, por të kryejë akte terroriste në Kosove. A.Sh. kishe pranuar që të veprojë.
Ne aksionin për arrestimin e grupit të fundit, është arrestuar edhe A.Sh. që është 22 vjeç. /Zëri/