Telegrafi

Eboue: Jam lojtar i Arsenalit

Përfaqësuesi i kombëtares së Bregut të Fildishtë rregullisht është përfolur për një largim nga Arsenali në disa vitet e fundit, ndërsa këto spekulime janë më të shumta këtë vit.

Eboue së fundi është lidhur me një kalim në Roma ku thuhet se kërkohet nga trajnerit Claudio Ranieri, por lojtari mohon se dëshiron të largohet.

“Unë jam lojtar i Arsenalit dhe nuk dua t’i komentoj spekulimet. Të gjithë lojtarët dëshirojnë vazhdimisht të luajnë dhe unë nuk jam më ndryshe, por nuk dua t’i komentoj spekulimet”, ka thënë Eboue për Skysports. /Telegrafi/