Telegrafi

Eboue dëshiron të bëhet si Eddie Murphy

Eboue mendon se ai mund të bëhet një aktor i suksesshëm i komedive, pikërisht sikur Eddie Murphy.

“Do të doja të jem si Eddie Murphy, komiku. Më pëlqen të shoh filma dhe gjithmonë them se pas futbollit ëndërroj të bëhem aktor. E them këtë gjithë kohën. Do të më pëlqente të jem një aktor Hollywoodi dhe pse jo? Gjithmonë mundohem t’i bëj njerëzit të lumtur”, ka thënë Eboue./Telegrafi/