Ne jemi këtu për të festuar bukurinë, fuqinë dhe madhështinë e çdo gruaje. Për çdo moment të jetës ku gratë dëshirojnë të ndjehen edhe më të veçanta se sa veçse janë.
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin, kompania EBC Cosmetics ka dhuruar 50 dhurata për 50 gra të Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë.
Qëllimi i këtij aktiviteti, sipas EBC Cosmetics ishte të rritet vetëdijësimi ndaj këtij grupi të shoqërisë si dhe ndaj ekzistimit të kësaj shoqate e cila kohëve të fundit është e lënë pas dore si nga institucionet edhe nga shoqëria në përgjithësi.
Përfaqësuesja e kompanisë Valmira Balidemaj tha se përmes këtij aktiviteti dëshiruan t’i kushtojnë vëmendje këtyre grave qoftë edhe për një ditë – ditë kjo që i kushtohet rëndësisë së pozitës së gruas në shoqëri.
Sipas Zana Hamitit, Drejtoresha e Qendrës për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve, dhurimi i dhuratave dhe gjërave elementare është shumë i rallë edhepse kërkesa dhe nevoja është e madhe.
Hamiti shprehu mirënjohje që EBC Cosmetics në mënyrë të vullnetshme e adresoi këtë aktivitet tek kjo shoqatë.
EBC Cosmetics është kompani e produkteve kozmetike në Kosovë që operon që nga viti 1993 dhe njihet për sjelljen e brendeve të njohura ndërkombëtare të industrisë së kozmetikës.