Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do të investojnë 1.4 trilion dollarë amerikanë në SHBA gjatë dhjetë viteve të ardhshme.
E gjithë kjo në saje të disa investimeve të rëna dakord mes palëve pas një takimi, i cili u zhvillua në lidhje me një vizitë të këshilltarit për sigurinë kombëtare, Sheikh Tahnoon bin Zayed dhe një delegacioni të lartë të EBA-së në Shtëpinë e Bardhë.
Ky investim do të rrisë ndjeshëm angazhimet ekzistuese të EBA-së në ekonominë amerikane, veçanërisht në infrastrukturën e inteligjencës artificiale, gjysmëpërçuesit, energjinë dhe prodhimin amerikan.
Delegacioni i EBA-së përfshinte drejtuesit e fondeve të mëdha sovrane dhe korporatave kryesore të Emirateve.
Sipas kushteve të kuadrit të investimeve, fondi i investimeve të EBA-së, ADQ, së bashku me partnerin amerikan Energy Capital Partners, njoftuan një nismë prej 25 miliardë dollarësh të fokusuar në investime në infrastrukturën energjetike dhe qendrat e të dhënave në SHBA.
XRG, krahu ndërkombëtar i investimeve të kompanisë shtetërore të naftës së EBA-së, ADNOC, gjithashtu njoftoi angazhimin për të mbështetur prodhimin dhe eksportin e gazit natyror amerikan me një investim në objektin e eksportit të gazit natyror të lëngshëm të NextDecade në Teksas. /Telegrafi/