“Eat Mucho”, si një prej restoranteve më unike në vendin tonë që shquhet për koncept të ri, ambient ekzotik e ushqim të shijshëm meksikan, ka njoftuar se është duke kërkuar anëtar/e ekipi.
Restoranti po kërkon një person i cili do të ketë funksionin për të siguruar që ushqimi, kualiteti i ushqimit dhe ambienti janë gjithmonë në nivel me standardet e larta të kompanisë.
Përgjegjësitë e punës:
• Të sigurohet që shërbimi, kualiteti i ushqimit dhe ambienti janë gjithmonë në nivel me standardet e larta të kompanisë;
• Të përgatisë ushqimet ditore në baza të rregullta duke u bazuar në rregullat dhe kërkesat e kuzhinës
• Të sjellë fryme pasionante, proaktive dhe pozitive në ekip;
• Të ndihet dhe të performoj si anëtarë i familjes Mucho.
Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara:
• Shkathtësi dhe shpejtësi;
• Kurioz/e dhe dëshirë për të mësuar;
• Pasionant për kuzhinën dhe punën në ekip;
• Të ketë aftësi të mira në shitje dhe komunikim me klientë;
• Bashkëpunues/e dhe dëgjues/e i/e mirë;
• Shumë pozitivitet dhe proaktivitet;
• Përvoja në gastronomi apo relevante është përparësi.
Si të aplikoj?
Kandidatët që e shohin veten si të përshtatshëm për këtë pozitë dhe që mendojnë se do të kontribonin dhe besonin në kulturën e kompanisë janë të inkurajuar të aplikojnë në email adresën info@eatmucho.com, me subject “Antarë Ekipi – Emri i Kandidatit”, duke përfshirë CV-në e përditësuar.
Data e fundit për aplikim është 23.10.2020. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.