Telegrafi

Eagle Mobile sjell iPhone 4 për herë të parë në Shqipëri

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Orkunt Yozgat tha se kjo është një risi e këndshme për të gjithë abonentët Eagle, apo ata të cilët do të duan të anëtarësohen në këtë familje të madhe. “Që nga dita e parë kompania jonë ka punuar dhe punon për të sjellë më të mirën dhe më modernen për konsumatorin shqiptar. Të gjithë miqtë e apasionuar pas teknologjisë mund të provojnë magjinë e iPhone 4, një telefon i zgjuar që po revolucionarizon tregun e telefonisë celulare dhe internetit të lëvizshëm në botë”, theksoiYozgat.

iPhone 4 është një produkt i kompanisë së mirënjohur Apple që ka dalë së fundmi në tregun amerikan dhe evropian dhe po gjen një interes shumë të madh në tregun botëror. Ky “smartphone” është arritja e fundit e aparateve me ekran me prekje dhe ofron opsione mjaft të larmishme për internetin, postën elektronike, fotografinë, videon, ngarkimet dhe shkarkimet e përmasave të mëdha nga interneti me shpejtësi të lartë.

Kompania Eagle Mobile e fokusuar në nevojat, kërkesat dhe dëshirat e konsumatorit do të jetë gjithnjë në kërkim të teknologjive dhe produkteve më të fundit, që përdoruesit shqiptarë të kenë mundësi të ndjekin çdo risi të teknologjisë në botë. /Telegrafi/