Telegrafi

E zuri paniku pasi ngeci në frigoriferin e supermarketit (Video)

Chloe Teakle nga Britania e Madhe, ka shkuar me shoqëri që të blinte pije në supermarket dhe është mbështetur për skajin e një frigoriferi të hapur.

Por, 23-vjeçarja e ka humbur balancin dhe ka përfunduar brenda ftohësit, transmeton Telegrafi.

Pasi të pasmet i mbetën brenda, atë e ka zënë paniku dhe ka filluar të bërtasë, ndërsa një shoqe përpiqej t’i ndihmonte.

Në videon e postuar më poshtë, mund t’i shihni reagimet e saj derisa shoqëria e xhirojnë dhe qeshin.

“Për dhjetë minuta ishte e ngecur në frigorifer dhe nuk mund të dilja. Pasi dola me vështirësi, mbeta me disa gërvishtje në shpinë dhe këmbë” ka thënë ajo për rastin. /Telegrafi/