Ndeshja e jetës për Ronaldinhon ishte ndaj Realit, por zbulohet gjëja e tmerrshme që braziliani i bëri bashkëlojtarëve para këtij takimi
Do të mbetet përgjithmonë njëri nga lojtarët më të mirë që ka pasur bota e futbollit.
Përpos një futbollisti të jashtëzakonshëm, Ronaldinho ka qenë gjithmonë edhe një njeri i madh dhe që është përkujdesur për atmosferën në skuadër.
Ndeshja më e madhe e tij njihet ndaj Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’, ku shënoi dy super gola dhe kur u zëvendësua edhe tifozët e ‘Los Blancos’ e duartrokitën atë.
Gjatë asaj jave para ndeshjes, Ronaldinho kishte telefonuar të gjithë bashkëlojtarët e tij duke i gënjyer se do të transferohet te Real Madridi dhe këtë gjë e ka zbuluar Andres Iniesta për ‘Mundo Deportivo’.
“Kishin mbetur shumë pak dit para ndeshjes kur Dinho më telefonoi në shtëpi dhe më tha: Andres e di që është ora tre e natës por dua të tregoj se në qershor do të largohem nga Barcelona. Vëllai im po e mbyllë marrëveshjen me Real Madridin. Janë shifra të mëdha që nuk mund t’i them jo, je i ri dhe më kupton mua”, i kishte thënë Dinho.
Të nesërmen në stërvitje askush nuk po fliste asgjë dhe të gjithë përqafonin brazilianin që do të largohej nga Barcelona.
Por në ditën e ndeshjes, para fillimit të saj Ronaldinho u tregoi shokëve të skuadrës për shakanë e tmerrshme që kishte bërë me ta.
Ai mori fjalën para të gjithëve dhe tha fjalë të mëdha.
“Ne kemi një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Real Madridit. Ata janë të fortë, por kam zbuluar se ne jemi një familje”.
“Ju kam telefonuar secilit në orët e vona dhe ju thash se do të largohem dhe asnjë nga ju nuk foli duke i mbajtur gjërat brenda. Ne jemi gati të vdesim për t’i mbajtur gjërat brenda, nuk e tradhtojmë njëri tjetrin”.
“Do të qëndrojë këtu për shumë vite. Tani na pret një ndeshje e rëndësishme dhe të dalim tu japim një leksion futbolli këtyre të Real Madridit”, tregon Iniesta fjalët e Ronaldinhos.
Kjo histori ka bërë jehonë të madhe në Kataluni, me Mundo Deportivon që ka bërë një reportazh fantastik. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0K_Ywy0U-yk