Site icon Telegrafi

E zhveshin dhe rrahin brutalisht me rrip si “ndëshkim” që është transgjinore (Foto/Video, +18)

Një video shokuese që po qarkullon në internet, shfaq momentin kur një grup burrash në Pakistan rrahin brutalisht një femër, si shenjë “ndëshkimi për shprehitë e këqija” dhe për faktin që është transgjinore, shkruan Daily Mail.

Në video shihet se si viktima qëndron me fytyrë nga shtrati derisa një burrë e godet pandërprerë me rrip të lëkurës, i cili së bashku me disa miq të tij ishte futur në shtëpinë e saj në pjesën lindore të qytetit Sialkot, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa njëri prej burrave e godiste me rrip, tjetri mban këmbën mbi qafën e viktimës që vazhdimisht qanë nga dhimbja.

Policia ka arrestuar grupin e këtyre burrave nën akuzën se kishin ushtruar dhunë fizike ndaj femrës, të cilën e filmuan dhe më pas i postuar në internet pamjet shokuese. /Telegrafi/

Exit mobile version