Telegrafi

E zgjoi të dashurën në mënyrë të tmerrshme, duke i hedhur sipër dy gjarpërinj gjigantë (Video)

Derek Deso nga Shtetet e Bashkuara, e ka zgjuar të dashurën në mënyrë të tmerrshme, duke shfrytëzuar dy gjarpërinj shumë të mëdhenj.

Së bashku me shokë, ai ka shkuar në dhomën ku flinte partnerja e tij dhe i ka vënë sipër zvarranikët që nuk janë helmues dhe nuk sulmojnë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ajo është frikësuar dhe ka nisur të ulërijë, ndërsa nuk guxonte të lëvizte.

“E dashur, kujdes se i ke dy gjarpërinj në të pasme”, i ka thënë Desko, ndërsa ajo bërtiste dhe kërkonte t’ia hiqnin.

“Është një mahi e mirë, duhet ta provojë të njëjtën”, është një koment për videon që është parë afro një milion herë. /Telegrafi/