Site icon Telegrafi

E zgjoi pas tetë vitesh nga koma duke i kënduar

Bashkëshortja e tij para 11 vitesh ra në koma për shkak të një “fatkeqësie mjekësore”. Nuk dihet se çfarë i kishte ndodhur saktësisht, por prej asaj kohe filloi beteja për jetën e saj, ndërsa tërë kohën i Zhang i qëndroi pranë.

Shumë gjatë kënga ishte komunikimi i vetëm ndërmjet bashkëshortëve. Gjashtë vite më vonë Zhang vërejti shenjën e parë se bashkëshortja e tij e dëgjonte.

“Isha i lumtur kur ia pashë lotët në sy. Kërceva nga karrigia dhe vrapova drejt dhomës së nënës sime. I thashë se gruaja ime po qante dhe më në fund doli nga koma”, rrëfen Zhang.

Kështu ai vazhdoi t’i këndojë çdo ditë bashkëshortes së tij dhe dy vjet më vonë, ajo filloi të përmendej dhe vërtetë u zgjua. Edhe pse mjekët i thanë se nuk guxonte të mbetej shtatzënë dhe ia tërhoqën vërejtjen gruas se mund të vdiste, qiftit shpejtë i lindi një vajzë e shëndoshë.

Bashkëshortja, mendon se kjo është mënyra më e mirë për t’ia larë borxhin burrit. Zhang tash është duke kërkuar punë për tu kujdesur për familjen e tij. Ende çdo ditë i këndon gruas këngën “Dashnori i zemrës sime”, ndërsa me lot në sy edhe ajo i bashkohet këngës, shkruan CCTV. /Telegrafi/
 

Exit mobile version