Site icon Telegrafi

E zë vajzën e re duke i vjedhur portofolin, në vend që ta dërgojë në polici turistja bëri diçka që ka habitur të gjithë (Video)

Zakonisht viktimat e vjedhjeve reagojnë ashpër kundër hajnave.

Por, kështu nuk veproi një turiste në Bali, e cila edhe përkundër faktit që arriti të zë një vajzë të re duke i vjedhur portofolin, ajo vendosi t’ia falë disa para pasi motoçikleta e saj kishte mbetur pa benzinë, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, turistja australiane dëgjohet duke i thënë vajzës e cila i kishte vjedhur portofolin, “po ta falë, por kurrë mos më e bëjë këtë. Le të shërbej si mësim”.

Nuk dihet se si kjo vajzë e cila sipas pamjeve duket të jetë rreth të 20-ve, është kapur duke vjedhur, pasi videoja fillon pasi është kryer vjedhja.

Ky gjest i saj duket se i ka bërë për vete mijëra njerëz, për faktin se videoja e publikuar në Facebook është klikuar nga mbi 30 mijë persona.

Kur është pyetur se pse kishte bërë një veprim të tillë, vajza i është përgjigjur turistes duke thënë se motoçikleta e saj kishte mbetur pa benzinë dhe kishte nevojë për para për ta mbushur.

Në atë moment australiania pa u menduar dy herë i jep disa para për ta mbushur rezervuarin, dhe e lejon të largohet pa e dërguar në burg. /Telegrafi/

Exit mobile version