Një vajzë kishte humbur kontrollin kur e kuptoi se i dashuri kishte lënë takim me një vajzë tjetër të cilën e takoi kinse rastësisht, pasi ajo ishte pjesë e kamerës së fshehtë që testonte besnikërinë e tij.
Megjithatë, situata doli nga kontrolli kur ai pranoi ofertën e saj që të dalin për darkë, dhe kështu vajza e re e identifikuar si Tamara vendosi t’i hakmerret në mënyrën më të rëndë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Pasi e zuri duke u futur në veturë së bashku me vajzën tjetër, ajo iu afrua duke e pyetur vazhdimisht: “a po më tradhton me tjera, kush është ajo”.
I habitur me atë se si ishte e mundur që ajo e kishte kuptuar edhe vendin ku do të dilnin, pyeste vazhdimisht se kush janë personat prapa saj që po filmonin.
Por, Tamara pa u menduar dy herë nxori revolen elektrike dhe me të e goditi në organin gjenital, duke e lënë në tokë pavetëdije.
Megjithatë, ky veprim i kushtoi shtrenjtë Tamaras e cila më pas përfundoi në prangat e policisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=63&v=V0cS0Yi-NMU