Kamerat e sigurisë të instaluara në shtyllat elektrike pranë një dyqani, kanë filmuar momentin kur një 28-vjeçare përplas me fytyrë për tokë një 12-vjeçare, e cila në një moment u mundua të bisedoj me të dashurin e saj.
Incidenti ndodhi jashtë një dyqani në Ëilkes-Barre në Pennsylvania, transmeton Telegrafi.
Adoleshentja e identifikuar si Presley Keeney, shihet duke qëndruar në këmbë pranë dyqanit duke pritur babanë e saj që të kryej pagesën e disa pijeve që i kishte blerë.
Dhe pas disa sekondave nga dyqani dalin një çift me disa miq, dhe në një moment adoleshentja mundohet të bisedoj me të dashurin e 28-vjeçares, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë atij dhe adoleshentes, të cilët të dy i godet duke u përplasur për tokë.