Telegrafi

E zë të dashurën në shtrat me një burrë tjetër, por diçka e tmerrshme ndodh më pas (Foto/Video, +18)

Një video e pazakontë por shokuese është shfaqur në internet, ku shihet momenti kur një i ri e zë të dashurën në shtrat me një burrë tjetër.

Por sikur kjo të mos mjaftonte ai lëre që shokohet me veprimin e saj, por edhe qëllohet me armë zjarri në këmbë nga i dashuri i saj i ri, transmeton Telegrafi.

Burri i paidentifikuar kishte mbetur zemërthyer kur u fut në dhomën e hotelit në Chicago të Shteteve të Bashkuara, dhe zuri partneren e tij lakuriq në shtrat me një mashkull tjetër.

Është interesant fakti se si e dashura e tij dukej se nuk brengosej fare që e kishte zënë me tjetrin, pasi në video shihet duke u ngritur nga shtrati me pak rroba në duar duke tentuar të mbulojë pjesët intime.

Por pasi që ai fillon të bërtasë dhe ta fyej, reagon i dashuri i saj i ri i cili gjithashtu shihet i shtrirë lakuriq në shtrat.

Ai menjëherë ngritët nga shtrati nxjerr revolen, dhe pa u menduar dy herë qëllon në këmbë burrin i cili ishte shokuar nga tradhtia.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur pas të shtënave, por besohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

Edhe pse ende nuk janë bërë 24 orë nga publikimi i videos, ajo është shikuar mbi 50 mijë herë. /Telegrafi/