Site icon Telegrafi

E zë të dashurën duke e tradhtuar me tjetrin, e pabesueshme çfarë e detyron të bëjë rivalin (Foto/Video)

Një i ri pasi e kuptoi se e dashura e kishte tradhtuar me një tjetër, detyroi personin që ishte në lidhje me të dashurën e tij të gjunjëzohet dhe t’i kërkojë falje.

Pamjet e kërkimfaljes janë bërë virale në internet, ku përdoruesit e medieve sociale janë befasuar me gjakftohtësinë e burrit që e kishte tradhtuar e dashura, dhe mënyrën se si e pranoi lajmin për tradhti, transmeton Telegrafi.

Në video shihet i riu duke biseduar me rivalin e tij, të cilën vazhdimisht e pyeste nëse kishte bërë seks me të dashurën e tij me të cilën e kishte kaluar natën.

Ajo pranoi publikisht se e kishte tradhtuar edhe më herët, duke e nxitur të dashurin e saj që të nervozohet.

Por dëshira e saj nuk u realizua pasi ai e mori me sportivitet lajmin, duke i lejuar të largohen pa ndonjë lëndim nëse pajtohen të gjunjëzohen dhe t’i kërkojnë falje.

“Gjunjëzohu para meje dhe kërko falje, dhe do të lë të largohesh pa ndonjë problem”, dëgjohet duke thënë burri. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=0pwXFPXFRW8

 

 

 

Exit mobile version