Telegrafi

E zë të bijën duke derdhur qumështin nga shishja, kur e thërret – njëvjeçarja shtiret kinse është duke fjetur

Një video mbresëlënëse shfaq momentin kur një foshnje shtiret kinse është duke fjetur, kur e ëma e sheh në kamerë duke u “sorollatur” brenda shtratit.

Emma Hore, 23-vjeçe kishte vënë në shtrat vajzën e saj njëvjeçare Emelia Harper, por kishte vërejtur se vogëlushja nuk ishte shtrirë për të fjetur, transmeton Telegrafi.

E kur e ëma e zë duke derdhur qumështin nga shishja, e thërret në emër – dhe mjafton që vogëlushja menjëherë të shtrihet duke u shtirur kinse është duke fjetur.

E ky moment e ka bërë të qesh të ëmën e saj që me profesion është infermiere nga Cornwalli i Anglisë. /Telegrafi/