Një burrë është filmuar duke goditur vazhdimisht një grua e cila besohet se është e dashura e tij shtatzënë, e cila i është kundërvënë pasi e kishte zënë me tjetrën në rrugë.
Ky burrë i identifikuar si Terence Pakkirie, ka nxitur reagime të ashpra pasi pamjet e sulmit u publikuan në internet, ku shihet duke e grushtuar shtatzënë e cila e akuzon se e kishte zënë me tjetrën, dhe se nuk është i aftë të kujdeset për fëmijën e tyre që pritet të vjen në jetë, transmeton Telegrafi.
Videoja është filmuar në Durban të Afrikës së Jugut, ku shihet një burrë që nuk i kishte qëndruar besnik partneres, shfaqet i dhunshëm dhe nuk heziton për asnjë moment ta godas në prezencë të kalimtarëve të rastit.
Pamjet janë postuar në Twitter, ku viktima e identifikuar si Deshnie i afrohet dyshes në rrugë dhe i thotë të dashurës së tij të fshehtë: “Si mund të kesh lidhje me një burrë të martuar?” Por nuk vonoi as përgjigja e saj: “Po, jam në lidhje me të”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=XGdJXhU12aw