Telegrafi

E zë ngërçi në këmbë, shokët nuk ndalojnë së qeshuri me reagimet e tij (Video)

Matthew Earley ishte me miqtë e tij në një pushimore në Bognor Regis të Anglisë, kur e ka zënë ngërçi në këmbë dhe nuk ka mundur të ecte.

Derisa 37-vjeçari ndihmohej nga një shok, të tjerët qeshnin dhe talleshin me të, transmeton Telegrafi.

“Më mirë që qëndroja në bar dhe të pushoja, se sa të vija këtu për të luajtur golf. I kam pirë gjashtë birra, nuk mund të luaj pa u nxehur”, ka thënë mes tjerash Earley.

Filmimi ku shihen reagimet e tij, ka qarkulluar në rrjetin social shikuesit janë mahitur me pushuesin që u gjend në vështirësi. /Telegrafi/