Site icon Telegrafi

E zë në hotel me dy djemtë, Zonja e Parë e Zimbabvesë rreh me kabllo të rrymës modelen 20-vjeçare (Foto)

Gruaja e Robert Mugabe, Grace Mugabe është akuzuar për rrahjen e Gabriella Engels me një kabllo vazhduese të rrymës pasi e kishte kapur atë në një hotel me dy djemtë e saj, Robert JR, 25 dhe 21-vjeçare Chatunga.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë 20 vjeçarja nga Afrika e Jugut e cila ka pretenduar përmes një postimi në Twitter, se zonja e parë e Zimbabvesë, 52 vjeçe, ishte përgjegjëse për një dëmtim që ajo kishte në ballin e saj.

Modelja ka thënë se rojet e zonjës Mugabe qëndruan indiferentë dhe nuk bënë asgjë kur ajo e sulmoi atë.

Mamaja e saj, Deddie ka shtuar se vajza e tij do të kontaktojë policinë lidhur me incidentin.

Ndërkaq, sipas mediave të huaja, ministri i policisë Fikile Mbalula ka zbuluar se Grace Mugabe i është vetëdorëzuar policisë lokale. Ai ka thënë se ai do të paraqitet para gjykatës.

Gjithsesi, së fundmi mediat kanë shtuar se megjithatë, ajo nuk është paraqitur në gjykatë. /Telegrafi/

Exit mobile version