Site icon Telegrafi

E zë gruan me tjetrin, burri i nervozuar e lidh gruan në pemë dhe e godet 100 herë me rrip derisa humb vetëdijen (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur një grua goditet 100 herë me rrip nga bashkëshorti i saj i cili e kishte lidhur në pemë, derisa turma e njerëzve e shikonin derisa ai brutalisht e rrahte.

Gruas së pambrojtur i ishin lidhur duart me litar dhe ishte varur në pemë, dhe dëgjohej duke bërtitur nga dhimbjet e mëdha, derisa bashkëshorti vazhdimisht e godiste me rrip të lëkurës në Indi, transmeton Telegrafi.

Një grup burrash dhe djem të rinj po qëndronin në formë rrethi dhe po shikonin me gjakftohtësi gruan duke u rrahur, derisa në një moment humb vetëdijen.

Por, tmerri për këtë grua nuk përfundoi këtu, raportohet se një grup i fshatarëve më pas janë munduar seksualisht ta keqtrajtojnë dhe kështu e kishin lidhur për ta përdhunuar.

Ajo ishte dënuar nga bashkëshorti i cili e kishte zënë me një tjetër. Sipas policisë indiane, gruaja ishte larguar nga shtëpia se bashku me të dashurin e saj me të cilin për disa ditë kishte qëndruar e fshehur në shtëpinë e të afërmve.

Më 10 mars, bashkëshorti i saj i kishte dërguar disa burra që ta bindin që të rikthehet në shtëpi – duke i thënë asaj se do ta harrojnë të kaluarën dhe se do të rifillojnë gjithçka nga zero.

Por, kur ajo u kthye, fshatarët vendosën ta dënojnë – kështu bashkëshorti e goditi 100 herë më rrip. Pamjet amatore të filmuara me telefon të mençur, shihet gruaja duke u rrahur derisa humb vetëdijen. /Telegrafi/

Exit mobile version